Kryetari i Shtërpcës: Qëllimi është dëbimi i serbëve nga Kosova e jo targat dhe dokumentet
Dalibor Jevtiq, kryetar i komunës së Shtërpcës ka thënë se targat dhe dokumentet e Kosovës, janë veç një justifikim i aoturiteteve kosovare që të dëbojnë serbët dhe të shmangin formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
“Nuk është thelbi i targave dhe dokumenteve, por se për një kohë të gjatë ka qenë nevoja që serbët të vihen në pozitën më të vështirë, që të largohen nga Kosova”, tha Jevtiq.
Ndryshe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.
Ky takim, vjen pas zhvillimeve në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe Vuçiqit, të cilët nuk e arritën asnjë marrëveshje.