Kryetari i Shoqatës së të Verbërve: Personat me probleme mendore janë të privuar nga e drejta për jetë
Kryetari i Shoqatës së Verbërve dhe me të Pamë të Dobësuar të Kosovës Bujar Kadriu, tha se personat me dëmtime mendore shpeshherë janë të privuar nga e drejta themelore për jetë.
Kadriu tha se këta persona abuzohen në rrugë por edhe në rrjete sociale.
Sipas tij atyre iu pamundësohet e drejta në pronë dhe janë të privuar edhe në të drejtën për krijimin e familjes.
“Personat me dëmtime mendore ose me dëmtime intelektuale shpehherë janë të privuar nga e drejta themelore për jetë, duke përfshirë të drejtën në pronë, të drejtën në krijimin e familjes dhe abuzimin që ju bëhen atyre. Ju jeni dëshmitarë që abuzimet bëhen shpesh në rrugë dhe rrjete sociale”, tha Kadriu nw Klan Kosova.
Kadriu theksoi se shoqëria kosovare duhet të vetëdijësohet dhe se ruajtja e shëndetit mendor duhet të jetë prioritet i institucioneve tona.
“Konsideroj që shoqëria kosovare duhet të vetëdijësohet sepse problemet me shëndetin mendor nuk është që duhet merret vetëm një institucion, prandaj ruajtja e shëndetit mendor duhet të jetë prioritet i institucioneve tona”, tha ai.
Sot në Kosovë është shënuar Dita e Shëndetit Mendor.