Kryetari i Rahovecit merr vendim për ndarjen e 500 eurove për çdo lindje
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për subvencionimin me nga 500 euro për çdo lindje.
Latifi ka thënë se do të subvencionohet çdo lindje me nga 500 euro në në Repartin e Maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”.
Shkrimi i tij:
𝐏ë𝐫m𝐛𝐮𝐬𝐡𝐚 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣ë 𝐳𝐨𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 - 𝟓𝟎𝟎€ 𝐩ë𝐫 ç𝐝𝐨 𝐥𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞
Sot, nënshkrova vendimin e parë të subvencionimit të lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec.
Nga janari i këtij viti, çdo lindje në Repartin e Maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, do të mbështetet me 500€ nga Komuna e Rahovecit.