Kryetari i Odës Ekonomike: Trusti të mos preket, të rriten pagat
Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka komentuar çështjen e mundësisë së tërheqjes së kursimeve nga Trusti.
Në intervistën për Ekonomia Online, z. Rafuna ka theksuar se do të ishte më e udhës që Trusti të mos preket.
“E mira kishte me qenë që Trusti të mos preket. E mira kishte me qenë të gjinden forma tjera për t’u ndihmuar nëpërmjet paketave të ndryshme nga Qeveria e vendit. “Kish me qenë e udhës ngritja e pagave, minimumi në vlerën e inflacionit në mënyrë që qytetarët ta ndiejnë më pak çështjen e inflacionit.” – tha z. Rafuna.
Sipas tij, në mungesë të rritjes së pagave, qytetarët po kërkojnë të tërheqin kursimet pensionale.
“Në mungesë të saj qytetarët janë të detyruar ta kërkojnë tërheqje e Trustit, që sa më pak të ndiejnë efektin e inflacionit”. – deklaroi tutje ai.
