Kryetari i Miqësisë me Amerikën thotë se Grenellit i doli flaka, e LDK-së tymi
Deputeti i Vetëvendosjes që është edhe kryetar i Grupit të Miqësisë me Amerikën, Dimal Basha, në një shkrim të tij në Facebook, ka përmendur ‘tym’ dhe flakë’ të cilat i ka ndërlidhur me situatën aktuale politike në vend, pas tensioneve të fundit në veri.
Basha ka treguar se kujt i doli ‘flaka e tymi’.
Ai po ashtu, ka nënkuptuar se vëzhgon se kush po ia bën like (pëlqim) njëri-tjetrit në rrjetin social të quajtur Facebook.
Lexojeni komentin e tij:
Grenellit i dul flaka t’u e sha Albinin!
LDK-së po i del tymi që s’po mundet me ia ba LIKE amerikanit të tyre të preferum!
Grenellit i dul flaka mas Hashim Thaçit! Nuk shkon ditë pa e kërku, kujtu e pa i thur lavde!
N’anën tjetër PDK-së i dul flaka që s’po guxon me ia kthy dashninë Grenellit! As LIKE s’po guxojnë, as hiç!
Kohë t’vështira miq!
