Kryetari i Lipjanit nga LDK e konfirmon se do të garojë për deputet - NACIONALE

Kryetari i Lipjanit nga LDK e konfirmon se do të garojë për deputet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Imri Ahmeti, Kryetari i Komunës së Lipjanit, me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të jetë kandidat nga radhët e partisë së vet për deputetë në Kuvendin e Kosovës, e konfirmoi ai vet në Rubikon të Klan të Kosovës.

Është diskutuar, ka një vullnet, shumica e kryesisë mendojnë që edhe kryetarët e komunave duhet të jenë në listë për deputet, për shkak të peshës dhe rëndësisë që kanë zgjedhjet dhe natyrisht për shkak të mbështetjes së madhe që kanë kryetarët e komunave që vijnë nga LDK”, tha kryetari i Lipjanit.

Unë besoj që do të jemi pjesë shumica e kryetarëve të komunave që vijmë nga LDK. Do ta përfillim qëndrimin e LDK-së. Unë nuk synoj që të jem deputet, synoj që t’i ndihmoj LDK-së. Nuk do e lë mandatin e kryetarit, por ua bëj me dije që jam në listë për t’i ndihmuar partisë”, tha Sekretar i përgjithshëm i LDK-së.

Veç Ahmetit, pjesë e listës zgjedhore të LDK-së do të jenë edhe Gazmend Muhaxheri si edhe ai i Fushë Kosovës, Burim Berisha.c

Lajme të ngjashme