Kryetari i LDK-së në Gjilan mban sot konferencë për media
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Gjilan, do të mbajë sot konferencë për medie.
Sipas njoftimit, konferenca e Hazirit do të fillojë në ora 13:00.
Ajo do të mbahet në zyret e LDK-së në Gjilan.
Në njoftim nuk është bërë e ditur pse është ftuar kjo konferencë, por kujtojmë se Haziri ka qenë kritik ndaj punës së kryetarit aktual të Gjilanit nga radhët e VV-së, Alban Hyseni.