Kryetari i KQZ-së: Moscertifikimi i Listës Serbe nuk ka bazë ligjore - NACIONALE

Kryetari i KQZ-së: Moscertifikimi i Listës Serbe nuk ka bazë ligjore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, citohet se ka thënë që moscertifikimi i Listës Serbe nuk ka bazë ligjore.

Në një deklaratë për “Klan Kosova”, ai ka thënë se certifikimi ka bazë ligjore, pasi aplikimi ka kaluar në filtrat e verifikimit të Zyrës për Certifikimin e Partive Politike.

“Jo nuk ka bazë ligjore moscertifikimi, bazë ligjore ka certifikimi. Aplikimi i ka kaluar filtrat e verifikimit të Zyrës për Certifikimin e Partive Politike dhe pas krejt verifikimeve ka konstatuar se është në rregull dhe ka rekomanduar certifikimin.” – ka thënë ai.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe ambasadat tjera kanë shprehur shqetësimin rreth vendimit për të mos e certifikuar Listën Serbe.

Lajme të ngjashme