Kryetari i Deçanit: Jemi penalizuar nga Qeveria me ndarjet buxhetore, s’ka mjete për projekte të reja
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, për Ekonomia Online ka thënë se janë penalizuar nga Qeveria Kurti me ndarjet buxhetore dhe se nuk është paraparë buxhet shtetsë që nga viti 2019.
Ramosaj ka theksuar se kjo gjë do t’i penalizojë ata në projeket e reja pasi komuna nuk ka buxhet.
“Projektligjin për buxhetin të cilin ende se ka marrë formën përfundimtare. Unë besoj që njëjtë si komuna e Deçanit edhe komuna tjera janë penalizuar me këtë ndarje buxhetore sepse sipas projektit të parë ne si komunë e Deçanit nuk e kemi ndonjë buxhet të ri shtesë pos buxhetit prej vitit 2019 e tutje. Kurse nuk kemi buxhet për projekt të ri e që janë të nevojshme për komunën e Deçanit. Është pak diskriminuese në këtë raport.”, ka thënë ai.
Më tej, për Manastrin e Deçanit, Ramosaj u shpreh kështu: “Shpresoj që obligimet që i ka Kosova si shtet duhet mi pas obligime shtetërore. Ajo çka është e mira për shtetin e Deçanin është me dërguar këtë proces deri në fund”.
