Kryetari i Bordit të RTK-së i flet Nacionales për shkarkimin e Mentor Shalës
Besnik Boletini, kryetar i bordit të Radio Televizionit të Kosovës, i ka thënë Gazetës Nacionale se nuk e di se për çfarë shkeljesh mund të dyshohet në rastin e shkarkimit zëvendësdrejtorit të RTK-së, Mentor Shala.
Boletini ka shtuar se kushdo që ka bërë shkelje duhet të trajtohet konform ligjit.
“Lidhur me çështjen që më keni shkruar, nuk kemi ndonjë informacion. Këto janë çështje me te cilat merret menaxhmenti dhe jo bordi. Nuk kam pas mundësi me lexu se çka ka deklaruar z. Shala dhe se nuk e di për çfarë shkeljesh mund të dyshohet. Ajo çka mund të them është se kushdo ka bërë shkelje, duhet të trajtohet konform dispozitave ligjore në fuqi dhe rregullativës së brendshme të RTK-së", ka thënë Boletini.
Kujtojmë se Shala, më herët e ka akuzuar edhe Boletnin se po dëshiron ta heqë atë nga RTK.