Kryetari i Bordit të BQK-së merr detyrën e Guvernatorit, Hoti: Ky marifet s`është parë në 20 vjet - NACIONALE

Kryetari i Bordit të BQK-së merr detyrën e Guvernatorit, Hoti: Ky marifet s`është parë në 20 vjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos zgjedhjen e guvernatorit të BQK-së.

Pasi këtë detyrë përkohësisht e ka marrë kryetari i Bordit të BQK-së, Hoti ka reaguar duke thënë se një veprim i tillë nuk është parë në këto 20 vite.

Nga sot, Kryetari i Bordit të BQK-së merr detyrën e Guvernatorit. Ky marifet nuk është parë në 20 vjet. Këta mashtrues e të paaftë, me tendencë për të kapur gjithçka, gjatë tërë vitit 2022 e kanë bojkotuar zgjedhjen e zëvendësguvernatorit. Ndërkaq, tani e kanë dëmtuar edhe procesin e zgjedhjes së Guvernatorit duke bërë shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes. Kjo ka krijuar situatë të jashtëzakonshme, në të cilën vetë Kryetari i Bordit të BQK-së të marrë detyrën e Guvernatorit. Tmerr. Dëm për ekonominë. Mesazh shumë i keq për tregun financiar dhe investitorët e jashtëm e të brendshëm”, ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme