Kryetarët e komunave dhanë më pak premtime se në zgjedhjet e vitit 2021 - NACIONALE

Kryetarët e komunave dhanë më pak premtime se në zgjedhjet e vitit 2021

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Instituti GAP sot ka prezantuar premtimet e dhëna të kryetarëve të komunave të Kosovës për mandatin e ri qeverisës 2025–2029.

Sipas këtij instituti, kryetarët e komunave të Kosovës kanë dhënë më pak premtime zgjedhore e fundit lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor të vitit 2025, krahasuar me mandatin e kaluar.

“🔸 1,683 premtime të dhëna në 26 komuna (132 më pak se në mandatin e kaluar) 🔸Komunat me rritjen më të madhe të numrit të premtimeve nga mandati i kaluar📈: • Lipjani 61 → 170 • Deçani 20->124 • Fushë Kosova 35 → 110 • Drenasi 37 → 88 • Obiliqi 69 → 104• Podujeva 61 → 88”, është thënë në njoftim.

GAp ka treguar komunat që kanë rënia më të madhe të numrit të premtimeve.

“• Prishtina 206 → 115, ndjekur nga Kaçaniku (94->38), Suhareka (78->24), Shtimja (107->58), Mitrovica e Jugut (123->74), Rahoveci (84->44), Hani i Elezit (78->39), Malisheva (48->20), Klina (63->35) dhe Istogu (78->55).”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme