Kryesuesi i Kuvendit Komunal, i hynë garës për zgjedhje lokale me “Lidhjen e Prishtinës”
Fehmi Kupina, kryesues i Kuvendit Komunal në Prishtinë, ka bërë të ditur krijimin e një iniciative qytetare me të cilën do të garojë në zgjedhje lokale.
Fjala është për “Lidhjen e Prishtinës”.
Postimi:
Të dashur qytetarë të Prishtinës,
Sot po e bëjmë publike iniciativën qytetare “Lidhja e Prishtinës”.
Në Lidhjen e Prishtinës jemi bërë bashkë gra dhe burra, profesionistë e aktivistë të komunitetit, që e duam Prishtinën, dhe që ndajmë të njejtin vizion për Prishtinën.
Jemi bërë bashkë që t’a ruajmë traditën dhe t’a ndërtojmë të ardhmen. Jemi bërë bashkë që ta bëjmë Prishtinën vend më të mirë për fëmijët tanë.
Me listën më të mirë për Kuvendin Komunal do të jemi zëri i qytetarëve aty ku merren vendimet më të rëndësishme në sy të qytetarit e jo prapa dyerve të mbyllura.
Dhe këtë nuk do ta bëjmë vetëm. Do ta bëjmë bashkë me Ju, për Ju.
Na priftë e mbara.