Kryesindikalisti i minatorëve: Kemi ndërprerë punën, humbje milionëshe - NACIONALE

Kryesindikalisti i minatorëve: Kemi ndërprerë punën, humbje milionëshe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndërmarrja ‘Trepça’ ka ndërprerë aktivitetin e punës për rreth një muaj. Kështu thotë Ibrahim Januzi, kryesindikalist i minatorëve.

Ai ka thënë se arsye për këtë, është mungesa e mjeteve për punë.

“Aktiviteti minerar është cunguar, për shkak të mjeteve të eksplozivëve dhe derivateve të naftës mirëpo me derivatet e naftës jemi furnizuar, por për shkak të mjeteve të eksplozivëve ndërmarrja ka pësuar humbje 1 milionëshe”, ka thënë Januzi për Ekonomia Online.

“Në ndërmarrjen “Trepça” nuk ka pasur ekzaltim të trupave xehror, për shkak të mungesës së mjeteve bazike të furnizimeve, siç janë mjetet shpërthyese të ekzaltimit të trupave xehror derivateve të naftës edhe shumë mungesë të furnizimeve për riparime dhe ndërhyrje për çështje teknike ose mjeteve të punës”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme