Kryesie e Kuvendit nesër mban mbledhje, këto janë pikat e rendit të ditës - NACIONALE

Kryesie e Kuvendit nesër mban mbledhje, këto janë pikat e rendit të ditës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryesia e Kuvendit të Kosovës nesër pritet të mbajë mbledhje.

Në agjendën ditore të Kuvendit, thuhet se në rend ditës është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, si edhe pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 3 dhe 9 nëntor 2023.

Gjithashtu në rend të ditës pikë është edhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit për katër të pronës së paluajtshme.

Mbledhja e kryesisë pritet t mbahen në vendin C301 nga ora 10:00

Rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 3 dhe 9 nëntor 2023:

5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,

11. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje,

12. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

III. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

IV. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Lajme të ngjashme