Kryesia e re e LDK-së: Largohen 15 emra, Vushtrria e Mitrovica mbeten pa përfaqësim - NACIONALE

Kryesia e re e LDK-së: Largohen 15 emra, Vushtrria e Mitrovica mbeten pa përfaqësim

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot ka emëruar Kryesinë e re të partisë.

Në kryesinë e re nuk figurojnë 15 emra nga kryesia e kaluar, të cilët kanë qenë emra të njohur të kësaj partie.

Në krahasim me përbërjen e kaluar, mungojnë: Arben Gashi, Besa Gaxherri, Besnik Osmani, Driton Selmanaj, Elmire Nikçi Rexha, Florian Dushi, Imri Ahmeti, Lirije Kajtazi, Mirjeta Kalludra, Muhamet Hamiti, Rrezarta Krasniqi, Sokol Haliti, Visar Berisha, Vlora Dumoshi, Xhafer Tahiri.

Në këtë mënyrë, Abdixhiku ka lënë pa përfaqësim në kryesi komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

Deri me tani Vushtrria ishte e përfaqësuar nga Rrezarta Krasniqi dhe Xhafer Tahiri.

Lajme të ngjashme