Kryesia e Kuvendit sot pritet të caktojë seancë solemne për Tony Blair - NACIONALE

Kryesia e Kuvendit sot pritet të caktojë seancë solemne për Tony Blair

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, pritet që ditëve në vazhdim ta vizitojë Kosovën. Gjatë vizitës, ai pritet që me një fjalim të i drejtohet edhe Kuvendit të Kosovës.

Kryesia e Kuvendit sot pritet të caktojë një seancë solemne, ku miku i madh i shqiptarëve do të iu drejtohet Kuvendit të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës.

“I. Caktimi i Seancës solemne për adresimin e ish Kryeministrit të Britanisë së Madhe, SH. T. Z. Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, është thënë në komunikatën për media të Kryesisë së Kuvendit.

Lajme të ngjashme