Kryesia e AAK-së mblidhet sot, diskuton për draft-statutit për Asociacionin
Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të mblidhet sot për të diskutuar për versionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilin e ka pranuar javën e kaluar nga Bashkimi Evropian.
Në një njoftim, zyra për media e kësaj partie ka treguar se pas mbledhjes AAK-ja do të del me qëndrim publik për dokumentin në fjalë.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka pranuar verzionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. I njëjti i është shpërndarë gjithë anëtarëve të kryesisë, nga të cilët është kërkuar t'i bëjnë komentet e tyre lidhur me draft-statutin dhe të njëjtat do të diskutohen në mbledhjen e radhës së kryesisë së Aleancës, të thirrur për sot në ora 17:00. Pas mbledhjes së kryesisë, AAK do të dalë me qëndrim lidhur me draft-statutin.”, thuhet në njoftimin e AAK-së.