Kryeprokurori i Speciales takon shefin e ri të EULEX-it
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes.
Përmes një njoftimi për media, prokuroria ka njoftuar për temat që janë diskutuar në këtë takim.
Sipas njoftimit, në takim është vlerësuar rëndësia e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.
“Në këtë takim, të parë njohës, z.Isufaj dhe z.Lopes shkëmbyen pikëpamjet dhe diskutimin e çështjeve me interes të përbashkët lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat me të cilat përballet Prokuroria Speciale, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit. Shefi i ri i EULEX-it, z. Antero Lopes, ndër të tjera, theksoi se misioni evropian do të vazhdojë të jetë i angazhuar në mbështetjen e punës dhe përkushtimit të PSRK-së”, është thënë në njoftim.