Kryeprokurori i Hagës flet për Rugovën e Thaçin: Specialja është gjykatë e Kosovës - NACIONALE

Kryeprokurori i Hagës flet për Rugovën e Thaçin: Specialja është gjykatë e Kosovës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeprokurori i Prokurorisë në Dhomat e Specializuara të Hagës, po zhvillon fjalën përfundimtare në gjykimin ndaj Salih Mustafës.

Ai ka përmendur se viktimat e pretenduara të Mustafës, janë dëshmia më e mirë për veprimet e disa liderëve të UÇK-së, transmeton Nacionale.

Smith ka folur për pikëpamjet politike të viktimave, duke përmendur rolin e Ibrahim Rugovës e Hashim Thaçit në luftë.

“Përpara se të ekzistonte Gjykata Speciale, kjo liri për të folur haptasi nuk ka ekzistuar, edhe sot kërkohet një guxim i jashtëzakonshëm. Viktimat janë perceptuar se nuk e kanë mbështetur UÇK-në, ose kanë pasur përparësi tjerë. Ndoshta kanë menduar se Ibrahim Rugova e jo Hashim Thaçi është personi që mund ta drejtojë Kosovën drejt pavarësisë. Këta njerëz nuk ishin spiunë, nuk kanë punuar me armikun. Është e rëndësishme ta dijmë. Gjatë gjithë vitit nuk kemi ofruar dëshmi të besueshme se këta ishin spiunë. Viktimat ishin kosovarë”, deklaroi Jack Smith.

Kryeprokurori i Hagës folui edhe për rrëfimet e viktimave gjatë gjykimit, duke shtuar se ata po presin drejtësi.

“Do të kërkojë të mendoni për një çast për një nga viktimat, i cili nuk i mbijetoi torturës në Zllash. Viktima për të cilën kemi dëgjuar nga familja gjatë këtij gjykimi, vrasja e të cilit është pjesë e kësaj çështje. Sa vjet do të ishte ai tani? Çfarë do të kishte bërë me jetën e tij kjo viktimë? Këtë nuk kemi për ta ditur asnjëherë. Ai do të kishte jetuar mirë, një jetë të vështirë, ndoshta një jetë të suksesshme. Ndoshta do të kishte kontribuuar në mënyrë të konsiderueshme për vendin e tij. Për herë të parë pas 23 vjetësh, viktimat kanë mundësi të flasin për dhimbjen dhe vuajtjet që kanë duruar, dhe si hija e gjatë e atyre ngjarjeve vazhdon që t’i ndjek edhe sot e kësaj dite”, deklaroi Jack Smith.

Lajme të ngjashme