Kryenaftëtari: Tensionet Izrael – Iran do të ndikojnë në çmimin e naftës edhe në Kosovë
Konflikti në mes të Izraelit dhe Iranit, mund të sjell edhe rritjen e çmimit të naftës, paralajmëron kryetari i Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
“Njoftim mbi zhvillimet e fundit ne lindje te mesme dhe ndikimin ne sektorin e naftes:
Cmimet e naftes po rriten per shkak te tensioneve ne mes te Izraelit dhe Iranit. Kjo po shkakton frike per nderprerje te furnizimit duke ndikuar ne rritjen e cmimeve. Irani prodhon nje pjese te madhe te naftes ne bote dhe kontrollon ngushticen e Hormuzit, nje pike ku kalon afersisht 20% e naftes boterore. Cdo eskalim i kesaj situate do te ndikoj me shume ne rritjen e naftes ndersa ndonje marreveshje paqeje e ndermjetesuar nga SHBA mund te qetesoj tregun e naftes. Cmimi i naftes ne Kosove sigurisht qe ndikohet gjithashtu nga keto zhvillime gjeopolitike per shkak qe Kosova importon pjesen me te madhe te naftes. Cmimet aktuale ne Kosove jane:
Diesel: 1.14€-1.24€
Benzine: 1.15€-1.25€
Kryetari i shoqates se naftareve te Kosoves”, shkruan ai.