Kryeministrja japoneze u mundua t’i shpjegonte Trumpit pse Japonia s’mund të bëhet pjesë e luftës ndaj Iranit - NACIONALE

Kryeministrja japoneze u mundua t’i shpjegonte Trumpit pse Japonia s’mund të bëhet pjesë e luftës ndaj Iranit

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, u pyet nga gazetarët japonezë nëse presidenti amerikan, Donald Trump, kishte kërkuar privatisht nga ajo që të dërgonte anije të forcave detare japoneze për ta mbështetur rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Takaichi tha se ajo i shpjegoi Trumpit se aftësia e Japonisë për të dislokuar forca ushtarake jashtë vendit ende kufizohet nga kushtetuta e hartuar për Japoninë nga Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore, raporton gazeta “The Guardian”.

“Përderisa biseda ishte e një natyre të ndjeshme, konsensusi ishte që garantimi i sigurisë së Ngushticës së Hormuzit është me rëndësi të madhe” – tha zonja Takaichi.

“Megjithatë, ekzistojnë veprime të caktuara që ne mund t’i ndërmarrim dhe që s’mund t’i ndërmarrim brenda fushës së ligjit japonez, prandaj unë ofrova një shpjegim të hollësishëm dhe të plotë të kësaj çështjeje” – shtoi ajo.

Kryeministres japoneze i ndalohet me ligj dërgimi i anijeve të forcave detare në luftime dhe Takaichi deri më tani ka refuzuar të tregojë nëse Japonia e cilëson të ligjshëm sipas së drejtës ndërkombëtare sulmin amerikan ndaj Iranit.

Lajme të ngjashme