Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën e PES
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermanisë.
Atje do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) me titull "Qëndrojmë bashkë - për Evropën tonë" (We stand together - for our Europe).
Kjo konferencë e radhës e PES po organizohet në kuadër të përgatitjeve të partive simotra për zgjedhjet evropiane të qershorit.