Kryeministri Kurti takohet me drejtorin e Agjencisë kundër Korrupsionit - NACIONALE

Kryeministri Kurti takohet me drejtorin e Agjencisë kundër Korrupsionit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Drejtorin e Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

Siç thuhet në njoftimin e qeverisë, ata diskutuan rreth rëndësisë së ligjeve të miratuara për Agjencinë dhe Deklarimin e Pasurisë, ku u nënvizua obligimi i Agjencisë për të bërë shqyrtimin e legjislacionit për indikatorë kundër korrupsionit.

“Kjo do të ndikojë në vlerësim të kornizës ligjore në kuptim të luftimit të korrupsionit”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, gjatë takimit, kryeministri Kurti potencoi nisjen e hartimit të Strategjisë kundër Korrupsionit nga Zyra e Kryeministrit dhe vlerësoi bashkëpunimin e Agjencisë në këtë drejtim.

Lajme të ngjashme