Kryeministri Kurti i pranishëm në dasmën e Andin Hotit
Andin Hoti, djali i veprimtarit Ukshin Hoti, është martuar me Kaltrina Zekën, e cila është shefe e kabinetit të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.
Të pranishëm në dasmën e çiftit, kanë qenë edhe shumë politikanë, përcjell Express.
Një ndër ta, është edhe kryeministri Albin Kurti, i cili në një fotografi që po qarkullon nëpër rrjete sociale, është parë pranë nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci.
Hoti, vlen të theksohet se është anëtar i PDK-së, por ka bashkëpunuar edhe me kryeministrin Kurti për çështjen e të pagjeturve.
Në këtë dasëm, të pranishëm janë edhe disa prej deputetëve e zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës.
