Kryeministri Kurti i bashkohet Paradës së Krenarisë
Në kryeqytet aktualisht është duke u zhvilluar Parada e Krenarisë në mbështetje të komunitetit të LGBT.
Pjesëmarrës është edhe kryeministri Albin Kurti, i cili duket se është i shoqëruar edhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Flutura Kusari ka ndarë pamje, duke i thënë “Bravo” kryeministrit.
“Bravo Albin Kurti qe sapo iu bashkangjite parades se Krenarise bashke me Arben Vitine.” – ka shkruar ajo.