Kryeministri Kurti do të takohet me policët e lënduar në veri - NACIONALE

Kryeministri Kurti do të takohet me policët e lënduar në veri

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do t’i presë në zyrën e tij në Qeveri 5 policët të cilët u lënduan sot gjatë tentimit të ndalimin të një kamioni të dyshuar për kontrabandim mallrash në Leposaviq.

“Ndërkaq sa i përket policëve tanë, i kemi 5 të lënduar në veri të Kosovës duke e luftuar kontrabandën, krimin e organizuar. Unë mund të shpreh vetëm falënderimin dhe mirënjohjen time të madhe për trimërinë dhe profesionalizmin e tyre, por në të njëjtën kohë shpresoj e uroj që edhe hallkat tjera të sistemit të drejtësisë të jenë në nivel të detyrës në mënyrë që të mos na përsëriten rastet e tilla”

Tutje ai tha se nuk mund të jep më shumë detaje gjatë kësaj konference sepse aty ishte në cilësinë e kryetarit të partisë dhe jo kryeministrit.

“Për sot kam caktuar që t’i pres pasdite në orën 17:00 policët e lënduar në zyrën e kryeministrit dhe më lejoni që të mos flas hollësi të tjera nga kjo zyre ku jemi tani, sepse këtu jam në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes dhe theksi i kësaj konference janë zgjedhjet e brendshme në subjektin tonë politik”, tha Kurti.

Lajme të ngjashme