Kryeministri 'kthehet' në aktivist të VV-së, shpërndan postim të çuditshëm të datës 8 gusht - NACIONALE

Kryeministri 'kthehet' në aktivist të VV-së, shpërndan postim të çuditshëm të datës 8 gusht

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për një moment ka harruar që është në pushtet duke shpërndarë disa fjalë që ndoshta as nuk janë të shkruara prej tij.

Kurti ka shpërndarë një video të partisë së tij të bërë më 8 gusht, ku tregohet se është ngritur padi për anulimin e “Kontratës për ndërtimin e përbashkët të objektit banesor afarist”.

Se ky postim është bërë nga ai (ose administratorët e faqes) dhe nuk është bërë gabimisht, tregon edhe fakti që është shpërndarë nga aktivistët e partisë.

Kryeministri, në postimin e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se Gjykata Themelore e Prishtinës, ka prioritete të tjera para atyre të asamblistëve të VV-së, në Prishtinë.

Sipas tij, Gjykata ka ndërmarr veprime vetëm tri ditë pas padis së PDK-së, për energji.

“Pra, 30 ditë deri tani, për shqyrtim të kërkesës për mbrojtje të pronës publike. E 3 ditë për një çështje të afektuar nga kriza globale e energjisë elektrike. Ndërsa kërkesëpadinë e ish drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore, Gjykata e trajton pas 48 orësh,” - tha Kurti, që ka shpërndarë një video të partisë nga data 8 gusht.

Lajme të ngjashme