Kryeministri irlandez për vizitë në Kosovë, Policia njofton për rrugët që do të bllokohen sot e nesër
Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, do të qëndrojë për vizitë zyrtare sot dhe nesër në Kosovë.
Për vizitën e tij, Policia e Kosovës ka njoftuar që do bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit nga aeroporti ndërkombëtar në drejtim të kryeqytetit, afër objekteve shtetërore si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) nga aeroporti ndërkombëtar në drejtim të kryeqytetit, afër objekteve shtetërore si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.” – thuhet në njoftimin e policisë.