Kryeministri i Maqedonisë Veriore takohet me Blinkenin në Uashington - NACIONALE

Kryeministri i Maqedonisë Veriore takohet me Blinkenin në Uashington

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Dimitar Kovaçevski bashkë me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmanin, janë takuar të martën me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antoni Blinken.

Blinken ka thënë se SHBA-ja e vlerëson lart Maqedoninë e Veriut dhe kontributin e saj në kontekstin rajonal, por mbi të gjitha si aleat i fortë në NATO, njoftoi qeveria në Shkup.

"SHBA do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në hapat e saj të ardhshëm, duke vlerësuar lart vendimet e guximshme dhe të mençura që ka marrë qeveria deri më tani për të siguruar një të ardhme të begatë brenda BE-së dhe NATO-s.” – ka thënë Blinken.

Kovaçevski dhe Blinken përveç raporteve të ndërsjelljta kanë folur edhe për situatën në rajon.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka theksuar se vendi i tij ka marrë mbështetje të fortë dhe të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara.

Për këtë takim ka shkruar edhe kryediplomati i Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani.

Lajme të ngjashme