Kryeministri i Irlandës njofton se do të japë dorëheqje - NACIONALE

Kryeministri i Irlandës njofton se do të japë dorëheqje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, do të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë dhe nga pozita e kryeministrit porsa të zgjidhet pasardhësi i tij në parti.

Duke e njoftuar dorëheqjen, Varadkari e përshkroi udhëheqjen e vendit të vet si “kohën më përmbushëse të jetës”, raporton televizioni BBC.

Ai u bë kryeministri më i ri i Irlandës më 2017, kur e mori udhëheqjen e partisë Fine Gael.

Tash për tash e udhëheqë koalicionin qeveritar në Dublin, bashkë me Fianna Fail dhe Partinë e Gjelbër.

Duke folur nga shkallët e ndërtesës qeveritare të mërkurën në Dublin, kryeministri tha se e ka “çuar Irlandën nga papunësia drejt punësimit të plotë, nga deficiti buxhetor në tepricë buxhetore, nga masat shtrënguese në prosperitet”.

Lajme të ngjashme