Kryeministri britanik: Ushtarët tanë po e ruajnë paqen në Kosovë - NACIONALE

Kryeministri britanik: Ushtarët tanë po e ruajnë paqen në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri britanik, Rishi Sunak përmes një video-mesazhi ka uruar festat e fundit vitit.

Sunak në këtë video të postuar në Twitter, ka thënë se ushtarët e tyre janë duke i bërë krenar.

Kështu, ai ka përmendur Kosovën, duke thënë se ushtarët britanik po japin kontributin e tyre për ruajtjen e paqes.

“Këtë vit, forcat tona të armatosura të shkëlqyera na kanë bërë krenarë edhe një herë. Ndërsa flas, trupat britanike janë atje në të ftohtë duke mbrojtur krahun lindor të NATO-s në Estoni dhe duke ruajtur paqen në Kosovë.” – ka thënë Sunak.

Lajme të ngjashme