Kryediplomati çek premton përkrahje për liberalizimin e vizave - NACIONALE

Kryediplomati çek premton përkrahje për liberalizimin e vizave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, po e viziton Prishtinën. Ai është pritur në takim me zv/kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Pas takimit, Lipavsky ka thënë se do t’i japin përkrahje për liberalizimin e vizave.

“Mesazhi ynë është i qartë, qytetarëat e Kosovës mund të llogarisin në përkrahjen çeke sa i përket sundimit të ligjit, por edhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare përfshirë BE-në e NATO-n. Vizita ime e parë në Kosovë vjen në momentin kur Republika Çeke e ka Presidencën e BE-së. Dua të theksoj se Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosova, është ndër prioritetet rajonale. E përpjeket tona fokusohen tek të bërit progres në procesin e integrimit, përfshirë edhe liberalizimin e vizave. Janë takime teknike që pritet të rezultojnë me vendim pozitiv për Kosovën dhe Presidenca çeke po punon në këtë fushë e po e përkrahim këtë”, ka thënë Lipavsky.

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë.

“Dua të them se normalizimi i marrëdhënieve është aspekt qenësorë për procesin e integrimit evropian. Pa sukses në këtë fushë është e pamundur të kemi sukses të përafrimit në BE. Duhet të dy palët të respektojnë e implementojnë marrëveshjet e arritura përmes dialogut”, tha Lipavsky.

Kjo vizitë vjen në kohën kur më 13 tetor, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në rend dite të grupeve punuese.

Lajme të ngjashme