Kryediplomati turk: E përkrahim dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - NACIONALE

Kryediplomati turk: E përkrahim dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, po qëndron në Beograd atje ku po mbahet samiti i Ballkanit të Hapur.

Ai nga atje, ka theksuar se Turqia është në mbështetje të dialogut Kosovë-Serbi.

“Lidhur me dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, marrëveshja për dokumentet vërteton që duhet të shikohen interesat e përbashkëta në vend të dallimeve. Turqia ka komunikim të hapur me dy palët dhe ne do të vazhdojmë të nxisim dialogun për të arritur një marrëveshje për targat dhe çështjet tjera që mbeten”, ka thënë Çavusoglu.

Dje kryediplomati turk zbriti në Beograd për të marrë pjesë në Samitin e nismës së ‘Ballkanit të Hapur’.

Vizita e tij do të zgjasë edhe sot dhe do të ketë disa takime dypalëshe në margjinat e Samitit.

Kujtojmë që në ‘Ballkanin e Hapur’ marrin pjesë Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, ndërkaq Kosova po e refuzon atë.

Lajme të ngjashme