KRU “Prishtina”: Zbulohet lidhja ilegale e ujit në Veternik-publikon videon
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka zbuluar një lidhje ilegale të ujit në lagjen Veternik.
KRU “Prishtina” ka ndarë edhe një video, ku shihet lidhja ilegale e ujit.
Tutje, thuhet se kjo lidhje ilegale është përdorur nga një kompani për pastrimin e rrugëve dhe aktivitete të tjera.
Gjithashtu është bërë e ditur se rasti është nën hetim dhe se do të procedohet në gjykatë. “ALARMANTE
Njoftimi nga KRU Prishtina
Alarmante:
Është zbuluar një lidhje flagrante ilegale e ujit në Veternik, e cila dyshohet se është përdorur nga një kompani për pastrimin e rrugëve dhe aktivitete të tjera, duke dëmtuar interesin publik dhe duke keqpërdorur një resurs jetik.
Gjetjet fillestare tregojnë se përmes kësaj lidhjeje dyshohet të jenë keqpërdorur mijëra litra ujë.
Rasti është nën hetim dhe, pas përfundimit të procedurave ligjore dhe konfirmimit të plotë të gjendjes faktike, do të procedohet pa kompromis në gjykatë.