KRU “Prishtina”: Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit
KRU “Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit, disa zona të Prishtinës kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.
Pa ujë janë gjysma e Hajvalisë, Veterniku (kah Gorenja), lagjja Qëndresa, konsumatorët prapa Grand Store, si dhe zona kah Rezonanca – Lagjja Premium.
Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, ndërsa furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve.