KRU Prishtina: Këto vende mbesin sot pa ujë të pijshëm - NACIONALE

KRU Prishtina: Këto vende mbesin sot pa ujë të pijshëm

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak të punimeve teknike në gypin magjistral të çelikut fi 600 mm në Badoc-Prishtinë, do të ketë ndërprerje të ujësjellësit.

Sipas KRU Prishtina, pa ujë të pijshëm do të mbesin Graçanica me fshatra, Hajvalia, Veterniku, Mati 1 dhe Bregu i Diellit.

Nesër, duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Graçanica me fshatra, Hajvalia, Veterniku, Mati 1 dhe Bregu i Diellit. Ua kujtojmë se, kur kemi punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen në krojet tuaja duhet lënë të rrjedhin për pak minuta për shkak që mund të vjen i turbullt , deri në shpërlarjen e linjës”, thuhej në njoftim.

Lajme të ngjashme