KRU "Prishtina" del me njoftim pas problemeve me ujin në Fushë Kosovë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” njofton se ka disa probleme teknike në pusin numër një te fabrika e Kronit në Fushë Kosovës.
Pusi numër 1 furnizon direkt fshatin Bardhi i Madh, Grabovc dhe një pjesë të fshatit Pomozotin, edhe pse ekipa është dërguar, KRU "Prishtina" njofton problemi qëndron te një nga valvolat e pompës në Kroni.
"Siç kemi biseduar me shefin e fabrikës së Kronit Nexhat Kabashin, problemi është te një nga valvulat e pompës. Shpresojm që së shpejti do të gjendet një zgjidhje teknike", shkruan KRU "Prishtina".