KRU “Gjakova” paralajmëron reduktime rigoroze të ujit - NACIONALE

KRU “Gjakova” paralajmëron reduktime rigoroze të ujit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Gjakova” ka kërkuar nga konsumatorët që të ndalet keqpërdorimi i ujit.

Në të kundërtën, kjo kompani ka paralajmëruar reduktime rigoroze.

“Të ndalen urgjentisht keqpërdorimet e ujit të pijes dhe shpenzimi i panevojshëm. Niveli i rezervuarve ka rënë në minimum, nëse nuk ndalet shpenzimi i panevojshëm, do aplikohen reduktime rigoroze në të gjithë zonën e shërbimit përfshirë edhe Qytetin e Gjakovës. Prodhimi ka arritur maksimumin e mundshëm, 1000l/ në sec, mirëpo nuk mjafton, ngase shpenzimi është enorm. Urgjentisht të ndalet shpenzimi i panevojshëm, uji i pijes të përdoret vetëm për nevoja esenciale”, është thënë në njoftimin e kësaj kompanie.

Lajme të ngjashme