“Krrrk”, “Delete”, “SHIK”, debati i çuditshëm mes Ibrahim Kelmendit dhe ish-vartësit të tij Sadri Ramabajës
Sadri Ramabaja, analisti me gjuhën toskërishte, ka shkruar një postim në lidhje me grevën e SBASHK-ut. Ai është kthyer në kohë, saktësisht 32 vite, për të shfrytëzuar protestat e vitit 1990 të ish-punëtorëve kosovarë kundër regjimit fashist të Sllobodan Millosheviqit.
Natyrisht, profesori pak i nderuar z.Ramabaja, ka goditur keq Rrahman Jasharin, kryetar të SBASHK-ut, të cilën gabimisht e ka cilësuar si kreu i BSPK-së.
Përtej postimit të z.Ramabajës, ajo çfarë ra në sy ishte një përplasje publike mes analistit Ramabaja, dhe z.Ibrahim Kelmendit, njërit nga njerëzit më të famshëm të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK).
“Greva për rritje simbolike të pagave është e arsyeshme! Ahistorik janë pushtetarët që e kanë kap buxhetin e shtetit e po mendojnë se e kanë pasuri personale! Dakord?”, komentoi z.Kelmendi, duke shkruar në fund edhe fjalën RESPEKT me kapsllëk.
Nga komenti duket qe respekti i Kelmendit për ish-vartësin e tij Ramabajën është i madh, sikurse shkronjat që shfrytëzoi.
Përkundër respektit, Ramabaja nuk u pajtua aspak me Kelmendin.
“Greva është krejtësisht politike. Atë e drejton PDK. Me ligjin për pagat, që javët në vijim shkon në Parlament, paga e mësimdhënësve rritet për diku 16%, çka i bie më shumë se 100 euro. Fatkeëqsia është se SHIK/PDK e kanë kapur kaherë Shtetin dhe po vazhdojnë ta mbajnë të kapur ende... prandaj po tallen me nxënës e me Shtet tutje, për aq sa lejohen nga populli e nga neglizhenca qeveritare.”, shkroi Ramabaja.
Por, debati nuk përfundoi këto.
Duket se Kelmendi u nervozua pas këtij komenti të gjatë të Ramabajës.
“Sadri, uroj të kenë sukses me e rrëzu pushtetin "krejt dhe drejt"!
#krrrrrrrrrrrrrrrk!
PS.: Paska qenë zgjidhja e lehtë. Me u thanë ok dhe brenda muaji me e miratu ligjin.
Por KM Kurti, fodull, do të imponohet diktator, pa pas konstrukt e takat.”, shkroi në kundërpërgjigjen e tij Kelmendi.
Por, gjuha e përdorur nga Kelmendi nuk i pëlqeu Ramabajës, i cili e kërcënoi se do t’i bie testaturës ‘delete’ nëse nuk e largon shprehjen fyese.
E çuditshme të shohësh një kërcënim me term anglisht të z.Ramabajës, që njihet për gjuhën e tij prej vlonjati.
Nejse. Kërkesën e Ramabajës e plotësoi Kelmendi që e modifikoi shkrimin.