Kroacia "ia tërheq vërejtjen" Serbisë: I kërkon ta ndalojë destabilizimin e Kosovës - NACIONALE

Kroacia "ia tërheq vërejtjen" Serbisë: I kërkon ta ndalojë destabilizimin e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman raportohet se ka kërkuar nga Serbia që t’i ndalojë përpjekjet për destabilizim në Kosovë.

Sipas “Klan Kosova”, këto deklarata ai i ka bërë gjatë takimit në Bruksel mes ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s, derisa kërkoi rikthim në dialog.

“Gërliq Radman i bëri thirrje Serbisë dhe Kosovës që t’i kthehen dialogut dhe i bëri thirrje Serbisë se çdo përpjekje për të destabilizuar fqinjin e saj nuk është e pranueshme.” – thuhet në njoftimin e qeverisë kroate.

Vlen të theksohet se sot temë diskutimi në Bruksel, mes tjerash ka qenë edhe Ballkani Perëndimor.

Lajme të ngjashme