Kroacia mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka uruar Kosovën për dorëzimin e kërkesës formale për anëtarësim në BE.
Përmes një postimi në Twitter, Plenkoviq ka përshëndetur aplikimin e Kosovës, duke premtuar ndihmë nga përvoja që ka pasur Kroacia në rrugën drejt anëtarësimit.
“Përshëndesim kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE dhe i dëshirojmë shumë sukses në udhëtimin evropian. Do të vazhdojmë t’i japim mbështetje dhe do t’ia ofrojmë përvojën tonë kroate. Urime kryeministrit, Albin Kurti, dhe presidentes Vjosa Osmani”, ka shkruar ai në Twitter.
Pozdravljamo zahtjev Kosova za članstvo u 🇪🇺 i želimo im puno uspjeha na europskom putu! Nastavit ćemo pružati potporu i prenositi hrvatska iskustva. Čestitke @albinkurti, @VjosaOsmaniPRKS i svim građanima Kosova! pic.twitter.com/jX2td69ffB
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) December 15, 2022
Sot, kryeministri Albin Kurti, ka dorëzuar edhe fizikisht në Pragë të Çekisë, aplikimin për anëtarësim të Kosovën në Bashkimin Evropian.
Ditë historike për Kosovën, e ditë të madhe për demokracinë në Evropë, e ka quajtur Kurti, dorëzimin e aplikimit.
“Në zemër të Evropës, në qytetin e bukur të Pragës, sot zyrtarisht dorëzuam në Presidencën Çeke të BE-së aplikimin tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kjo është një ditë historike për popullin e Kosovës dhe një ditë e madhe për demokracinë në Evropë”, ka shkruar Kurti.