Kroacia gati të rrisë praninë në KFOR mes planeve për reduktimin e trupave të NATO-s në Kosovë - NACIONALE

Kroacia gati të rrisë praninë në KFOR mes planeve për reduktimin e trupave të NATO-s në Kosovë

6 orë më parë

nga NACIONALE

Kroacia është e gatshme të rrisë numrin e ushtarëve të saj në KFOR, në rast se reduktohet prania amerikane në Evropë.

Këtë e ka lënë të kuptohet ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anusiç, ndërsa burime diplomatike thonë se disa aleatë evropianë po shqyrtojnë mënyra për të mbushur boshllëkun që mund të krijohet nga një tërheqje e pjesshme e SHBA-së, raporton portali kroat Vecernji List.

Ndërkohë, NATO po planifikon të zvogëlojë numrin e trupave të KFOR-it në Kosovë nga rreth 4,700 në 3,000–3,500, duke e kthyer misionin në nivelin para vitit 2023.

Sekretari i Luftës i SHBA-së, Pete Hegseth, u ka kërkuar aleatëve evropianë të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit, duke paralajmëruar se Uashingtoni do të vlerësojë kontributin e secilit vend.

Lajme të ngjashme