Kriza energjetike: Themelohet Komiteti Teknik Emergjent - NACIONALE

Kriza energjetike: Themelohet Komiteti Teknik Emergjent

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja i Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë vendim për formimin e Komitetit Teknik Emergjent (KTE), ku do të përfshihen përfaqësues nga të gjitha institucionet relevante energjetike. Qëllimi i komitetit është të hartojë rekomandime për zbutjen e efekteve të krizës energjetike.

Komiteti Teknik i Emergjencave do të përbëhet nga përfaqësues nga përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, Korporata Energjetike e Kosovës, Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Operatori i Sistemit të Distribucionit (KEDS), Furnizuesi i Shërbimit Universal (KESCO).

Në mbledhjen e parë të Komitetit Teknik Emergjent, është rekomanduar që KEK-u të sigurojë energjinë e ofruar për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) në përputhje me kushtet e përcaktuara në MFSH për të mbuluar konsumin për këtë situatë.

Misioni i komitetit teknik është të identifikojë ndikimin e mundshëm të furnizimit me energji, funksionimit dhe likuiditetit në tregun e energjisë gjatë një emergjence, të menaxhojë situatën dhe të rekomandojë mënyra për të minimizuar efektet negative si në furnizim ashtu edhe në treg gjatë emergjencës, thuhet në njoftimin e ministrisë përkatëse.

Lajme të ngjashme