Kriza energjetike, Komuna e Lipjanit paralajmëron reduktime në ndriçimin publik - NACIONALE

Kriza energjetike, Komuna e Lipjanit paralajmëron reduktime në ndriçimin publik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka paralajmëruar reduktime në ndriçimin publik në rrugë dhe në hapësirat publike.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e kësaj komune, të cilët kanë thënë se reduktimet në hapësira publike vijnë pas krizës energjetike.

“Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, në përputhje me krizën energjetike në vend të paralajmëruar, ka angazhuar drejtoritë përkatëse të ndërmarrin veprime për reduktimin e ndriçimit publik në të gjitha vendbanimet e Komunës së Lipjanit. Me qëllim të kursimit të energjisë elektrike veprimet e reduktimit do të ndërmerren në të gjitha hapësirat publike, fushat e hapura sportive, shtigjet dhe rrugët. Ndërsa, në qytet do të ketë ndërprerje të pjesshme”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme