Kriza energjetike: Grupi Parlamentar i AAK-së takohet edhe me KEDS-in
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës takohet sot me zyrtarë të KEDS-it.
Takimet e AAK-së po bëhen për të kuptuar situatën me krizën energjetike në vend.
Takimi mbahet në zyret qendrore të KEDS-it me fillim nga ora 10:00.
Ndryshe Grupi i AAK-së të martën takoi kryetarin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë [ZRrE].