Kriza e ushqimit në FSK, Maqedonci njofton hapjen e “106 vendeve të reja të punës”
Kriza e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës ditë e më theksuar po provohet të përmbyllet me atë që po quhet “koncept vetëqëndrueshmërie” për çka Ministria e Mbrojtjes njoftoi hapjen e “106 vendeve të reja të punës”.
“Ministria e Mbrojtjes ka hapur 106 vende të reja të punës në kuzhinat e FSK-së, për këto pozita: Kuzhinier (25), ndihmëskuzhinier (23), shpërndarës ushqimi (42), Pastrues të enëve (16). Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 24.10.2024”, shkroi Ministria e Mbrojtjes.