Kriza dhe dilema në LDK për kryetar, Bajrami: Qëndrimet e mia i bëj publike pas mbledhjes
Hykmete Bajrami, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk dha qëndrime paraprake rreth çështjes më të nxehtë në LDK, për çka edhe po mbanë mbledhje kryesia e ngushtë e partisë: dorëheqja ose jo e Lumir Abdixhikut nga posti i drejtuesit të partisë.
Për takimin që veçse ka filluar në ora 14:00, Bajrami s’dha diçka paraprakisht: “Është takim konsultativ. Fillon në ora 14:00. Aty do i shpreh qëndrimet e mia, më pas do i bëj publike”, tha shkurt Bajrami para gazetarëve