Kriza e Iranit, Ramadani kërkon kujdes: Serbia mund të synojë destabilizimin e rajonit - NACIONALE

Kriza e Iranit, Ramadani kërkon kujdes: Serbia mund të synojë destabilizimin e rajonit

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka vlerësuar sulmet amerikane ndaj Iranit mund të kenë ndikim edhe në rajon.

Ai ka bërë me dije se shtetet batakçi sikurse Serbia mund të synojnë zbatimin e planeve destabilizuese në rajon.

Në profilin e tij në Facebook, Ramadani ka shkruar se në situata të tilla siguria e shtetit duhet të jetë primare.

Kosova duhet të ngrit vigjilencën e sigurisë. Në kriza të rënda botërore, sikurse është kjo që filloi sot në mëngjes me sulmin ushtarak të SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit, shtetet batakçi sikurse Serbia mund të synojnë zbatimin e planeve destabilizuese në rajon. Në situata të këtilla, kujdesi për sigurinë e shtetit është primar.”, ka shkruar Ramadani.

Lajme të ngjashme