Kritikat e ShBA-së, Haradinaj: I bëj thirrje Kurtit e Osmanit të mos e marrin në qaf Kosovën - NACIONALE

Kritikat e ShBA-së, Haradinaj: I bëj thirrje Kurtit e Osmanit të mos e marrin në qaf Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka dhënë një intervistë për EO, ku ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së pas kritikave publike amerikan për ndalimin e dinarit serb.

Haradinaj ka ftuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani që të “mos e marrin në qaf Kosovën”.

“Besoj se duhet ne në Kosovë të gjithë të kemi qartësi, pra s’guxojmë më tutje të heshtim nëse e shohim ambasadorin në konferencë për shtyp, shqetësimin e tij, emocionin e tij se ai me dhimbje i thotë ato që i thotë, edhe nëse nuk veprojmë nuk është mirë. Pra së pari i kisha bërë thirrje kryeministrit, presidentes të mos e marrin në qaf Kosovën, pra t’i kthehen një marrëdhënie të besueshme me Amerikën edhe ta synojmë fitoren e krejt fitoreve që është anëtarësimi në NATO, e jo fitore ditore sa me e rrit votën sepse partitë shkojnë e vijnë por Kosova pa Amerikën e ka vështirë” - ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme